Arabia Saudite: Nuk kërkojmë luftë me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89618-arabia_saudite_nuk_kërkojmë_luftë_me_iranin
Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në OKB pasi deklaroi se vendi i tij nuk kërkon luftë me Iranin, njoftoi për disa kontakte të  bëra me Teheranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 19, 2019 03:27 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite: Nuk kërkojmë luftë me Iranin

Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në OKB pasi deklaroi se vendi i tij nuk kërkon luftë me Iranin, njoftoi për disa kontakte të  bëra me Teheranin.

Abdullah Mualemi, deklaroi se Arabia Saudite nuk kërkon luftë as me Iranin, as me Jemenin dhe as me ndonjë vend tjetër. Ai ndër të tjera tha se nëpërmjet OBI janë kryer disa kontakte me Teheranin gjatë muajit të kaluar. Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në OKB tha se vendi i tij është gati për dialog diplomatik me Iranin dhe shtoi se për këtë duhen krijuar kushtet e përshtatshme. Ka ardhur koha që lufta në Jemen të përfundojë tha në fjalën e tij Abdullah Mualemi. Ai gjithashtu ka mbrojtur qëndrimet e Arabisë Saudite sa i përket kritikave të zv/sekretarit të përgjithshëm të OKB rreth vonesave të krijuara nga Arabia Saudite në dërgimin e ndihmave në Jemen. Mark Lukok në takimin e KS të OKB ka thënë: Fqinjët e Jemenit në koalicionin arab deri tani kanë dhënë një pjesë shumë të vogël për ndihmat e Jemenit, për të cilat u arritur akordi në takimin e  Gjenevës në muajin shkurt. Përfaqësuesi i Arabisë Saudite në OKB ka pretenduar se Riadi këtë vit ka ndihmuar Jemenin me 400 milion dollarë dhe për këtë është një prej vendeve më të mëdha që ka dhënë donacione për Jemenin.