Ushtarët polakë zëvendësojnë trupat amerikane në Irak
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89731-ushtarët_polakë_zëvendësojnë_trupat_amerikane_në_irak
Një burim i sigurisë së forcave popullore të provincës Al-Anbar njoftoi për arritjen ushtarëve polakë në bazën Ain al-Asad, rreth 180 kilometra në perëndim të Bagdadit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 23, 2019 17:23 Europe/Tirane
  • Ushtarët polakë zëvendësojnë trupat amerikane në Irak

Një burim i sigurisë së forcave popullore të provincës Al-Anbar njoftoi për arritjen ushtarëve polakë në bazën Ain al-Asad, rreth 180 kilometra në perëndim të Bagdadit.

"Janë rreth 150 ushtarë polakë që arritën në bazën  Ain al-Assad si pjesë e përforcimeve ushtarake të parashikuara nga Shtetet e Bashkuara për koalicionin ndërkombëtar kundër terrorizmit", tha burimi i cituar nga Agjencia e lajmeve Al-Maalomah. "Forcat e sigurimit të pranishme në këtë bazë nuk janë shumë të vetëdijshëm për arsyet e vendosjes së personelit ushtarak polak", shton burimi. Dërgimi i ushtarëve polakë si pjesë e përforcimeve të koalicionit të ashtuquajtur anti-terrorist të SHBA në Irak vjen pasi të dielën Ministria e Jashtme e Polonisë shprehu në një deklaratë "shqetësimet e saj lidhur me përshkallëzimin e tensioneve në Gjirin Persik".