Portet libaneze në rrezik?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89756-portet_libaneze_në_rrezik
Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit izraelit akuzoi Iranin për "trafik armësh" nëpërmjet Sirisë në Liban me destinacion Hezbollahun.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 24, 2019 21:28 Europe/Tirane
  • Portet libaneze në rrezik?

Zëdhënësi i ushtrisë së regjimit izraelit akuzoi Iranin për "trafik armësh" nëpërmjet Sirisë në Liban me destinacion Hezbollahun.

Pas akuzave të ambasadorit të regjimit izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon për dërgimin e armëve Hezbollahut përmes porteve libaneze, Avichai Adraee, zëdhënës i ushtrisë izraelite, përsëriti të njëjtat akuza. "Kalimet kufitare midis Sirisë dhe Libanit përdoren për transportin e armëve iraniane. Porti i Bejrutit shërben si një bazë detare dhe aeroporti i Bejrutit si një bazë ajrore për transportimin e armëve iraniane ", pohoi ai. Ambasadori izraelit në OKB tha se porti i Bejrutit është bërë porti i Hezbollahut. Ndërkohë, Përfaqësuesja e Përhershme e Libanit në OKB, Amal Mudallali, ju përgjigj akuzave nga ambasadori izraelit, të cilat i përshkroi si "kërcënime të drejtpërdrejta për paqen dhe infrastrukturën libaneze". Ajo akuzoi Izraelin se me këto deklarata dëshironte "të devijonte vëmendjen nga gjendja katastrofike e palestinezëve të shkaktuar nga okupimi sionist". "Nëse regjimi izraelit i përdor këto deklarata për të përgatitur terrenin dhe bashkësinë ndërkombëtare për një sulm ndaj porteve, aeroporteve dhe infrastrukturës civile libaneze, ashtu siç bëri në vitin 2006, ky Këshill nuk duhet të mbetet i heshtur dhe duhet të marrë përgjegjësinë për 'ndalur Izraelin nga nisja e një lufte të re kundër Libanit', tha ajo.