Forcat amerikane largohen nga Iraku, abuzuan me alkoolin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89780-forcat_amerikane_largohen_nga_iraku_abuzuan_me_alkoolin
Uashingtoni ka vendosur të tërheqë një njësi të forcave komando të tij nga Iraku.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 25, 2019 17:32 Europe/Tirane
  • Forcat amerikane largohen nga Iraku, abuzuan me alkoolin

Uashingtoni ka vendosur të tërheqë një njësi të forcave komando të tij nga Iraku.

Ushtria amerikane ka njoftuar riatdhesimin e një grupi të marinës Navy SEALs nga Iraku me pretekstin e abuzimit me alkoolin nga ushtarët, gjë që shkaktoi "pamundësinë e ekipit për të kryer misionin e tij". Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së tha të mërkurën se njësia e elitës ishte riatdhesuar në bazën e saj në San Diego, me urdhër të komandantit të Task Forcës, gjeneral Eric T. Hill. "Komandanti ka humbur besimin në aftësinë e ekipit për të kryer misionin e tij", shtoi deklarata, pa dhënë detaje të mëtejshme. Në të njëjtën kohë, një burim në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së tha për CNN se ekipi ishte dërguar në shtëpi pasi ushtarët ishin hetuar për abuzim të mundshëm të alkoolit gjatë një periudhe të pacaktuar. Zyrtari i i paidentifikuar Pentagonit pohoi se nuk kishte dëshmi se ushtarët kishin konsumuar alkool gjatë misioneve ose kanë përdorur drogë. Pentagoni ka hapur një hetim për të hedhur dritë mbi faktet.