Një shpërthim kamikaz në Dara të Sirisë vret 6 ushtarë sirianë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i89853-një_shpërthim_kamikaz_në_dara_të_sirisë_vret_6_ushtarë_sirianë
Burimet siriane ditën e shtunë njoftuar për një shpërthim kamikaz të kryer në rajonin Maliha Al-Atsh në provincën Dara në jug të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 28, 2019 12:10 Europe/Tirane
  • Një shpërthim kamikaz në Dara të Sirisë vret 6 ushtarë sirianë

Burimet siriane ditën e shtunë njoftuar për një shpërthim kamikaz të kryer në rajonin Maliha Al-Atsh në provincën Dara në jug të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se në këtë shpërthim kamikaz janë vrarë 6 ushtarë sirianë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Gjatë muajve të fundit terroristët pasi kanë pësuar disfata të vazhdueshme përball ushtrisë së Sirisë, më shumë janë përqendruar në kryerjen e sulmeve kamikaze në rajone të ndryshme të Sirisë duke goditur kryesisht popullatën civile.

Në këto sulme janë vrarë një numër i madh i civilëve sirianë kryesisht gra dhe fëmijë.

Kriza e Sirisë ka filluar që nga viti 2011 me sulmet e gjëra të grupeve terroriste të mbështetur nga Arabia Saudite, Amerika dhe aleatet e tyre për të ndryshuar ekuacionet e rajonit në favor të regjimit sionist, mirëpo ushtria e Sirisë me ndihmën e instruktorëve ushtarak të Republikës Islamike të Iranit dhe me mbështetjen e Rusisë arriti të shpartallojë grupet më të madha terroriste dhe të çlirojë territorin e këtij vendi nga pushtimi i terroristëve.