Ushtria siriane sulmon pozicionet e terroristëve në provincën Latakia
Forcat e ushtrisë së Sirisë kanë sulmuar pozicionet e terroristëve në provincën Latakia në perëndim të Sirisë dhe kanë vrarë ose plagosur me dhjetëra terroristë.
Burimet mediale nga Siria tregojnë se njëkohësisht me sulmet e forcave siriane kundër pozicioneve të terroristëve në lartësinë e Kubejne dhe Al-Khidr në pjesën veriore të provincës Latakia, forcat ajrore të ushtrisë së Sirisë kanë bombarduar edhe nga ajri pozicionet e terroristëve në këtë rajon.
Nga ana tjetër, si pasojë e shpërthimi të një bombe në rrugë që kishte mbetur nga terroristët në pjesën lindore të provincës Suvejda në jug të Sirisë, janë plagosur disa ushtarë sirianë.
Ndërkohë grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin kamikaz që ndodhi të shtunën në provincën Dara të Sirisë ku si pasojë u vranë gjashtë ushtarë sirianë.