Qëllimi i vizitës së Kushner në Azinë Perëndimore
Jared Kushner këshilltar dhe dhëndri i presidentit amerikan, ka nisur një turne vizitash në rajonin e Azisë Perëndimore.
Në fillim ai shkoi në Jordani dhe më pas në territoret e pushtuara palestineze ( Izrael ) dhe pas kësaj do të vizitojë disa vende të tjera arabe. Gjatë qëndrimit në Jordani, Kushner u takua me mbretin Abdullah i Dytë ndërsa në Palestinën e pushtuar u takua me kryeministrin e regjimit sionist Beniamin Netanjahu. Qëllimi kryesor i vizitës së Kushner në Azinë Perëndimore që është vizita e disatë e tij gjatë vitit 2019 është krijimi i kushteve për publikimin e planit Akordi i Shekullit. Jared Kushner është një prej projektuesve kryesorë të projektit Akordi i Shekullit. Edhe pse deri më tani janë zbatuar disa nga pikat e këtij projekti si njohja e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, dhënia e lartësive të pushtuara Golan të Sirisë, regjimit sionist, mirëpo deri tani ky plan nuk është zbuluar dhe prezantuar publikisht. Kushner më 25-26 qershor gjatë takimit të Manamasë është munduar shumë të bëjë publike planin Akordi i Shekullit mirëpo në fund ai detyrua të pranojë dështimin e këtij takimi. Aktualisht këshilltari i lartë i presidentit amerikan duke vizituar Azinë perëndimore dhe duke u takuar me autoritetet e regjimit sionist dhe të disa vendeve arabe edhe një herë po mundohet të krijojë kushtet e përshtatshme për zbulimin dhe publikimin e planit Akordi i Shekullit. Sa i përket kësaj gazeta sioniste Jediot Aharanat në një raport të saj shkruan: Këshilltari i Donald Trump pas takimit me kryeministrin e regjimit sionist do të shkojë në disa vende arabe për tu dhënë atyre propozimet e presidentit Donald Trump. Kushner, krerëve të vendeve arabe do tu kërkojë që të pranojnë propozimin e presidentit Donald Trump për tu mbledhur në Camp David në muajin shtator me qëllim që atje tu prezantohet plani i tij i paqes. Një tjetër qëllim i vizitës së Jared Kushner në Palestinën e Pushtuar është dhënia e ndihmës për kryeministrin e regjimit sionist Beniamin Netanjahu për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Zgjedhjet e ardhshme që janë të dytat brenda 6 muajve të fundit do të mbahen më 17 shtator. Netanjahu pas një fitore të dobët në zgjedhjet e prillit 2019 nuk arriti të krijojë kabinetin qeveritar dhe aktualisht ai nuk ka pozitë të përshtatshme në Palestinën e pushtuar. Qëllimi i tretë i vizitës së Kushner në Azinë Perëndimore, është ndjekja e procesit anti-iranian të Amerikës. Sa i përket kësaj Brian Hook, kreu i grupit special të veprimeve kundër Iranit në Departamentin Amerikan të Shtetit, shoqëron këshilltarin Jared Kushner në turneun e tij në Azinë Perëndimore. Objektiva anti-iraniane ndiqet në kushtet kur situata aktuale në Gjirin Persik është tensionuar, EBA është tërhequr nga lufta në Jemen, ndërsa një delegacion i Hamasit ka vizituar Teheranin dhe është takuar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit. Kushner në këto vizita do të trajtojë edhe një herë çështjen e Iranit në bisedimet e tij me krerët e vendeve arabe dhe do të pengojë afrimin e marrëdhënieve të këtyre vendeve mes tyre të EBA me Iranin.