Bombardohen pozicionet e terroristëve në lindje të Irakut
Një prej burimeve të sigurisë në Irak njoftoi bombardimin e dy pozicioneve të terroristëve në thellësi të maleve Humerin në lindje të Irakut.
Sipas një njoftimi të Associated Press, operacioni i forcave ajrore të Irakut u krye në qytetin Bakuba ku ndodhet edhe një prej komandove të grupit terrorist ISIS në malin Humerin. Në këtë sulm u vra një prej komandantëve të këtij grupi dhe një prej zëvendësve të tij së bashku me disa terroristë të ISIS. Malet Humerin nisin nga provinca Diale dhe përfundojnë në provincën Kirkuk dhe Selahudin. Kjo zonë është një prej rajoneve më të rëndësishme për praninë e bërthamave të grupit terrorist ISIS në Irak. Pas çlirimit të qytetit Mosul në vitin 2017 në Irak shumë prej terroristëve të ISIS janë larguar dhe fshehur në malet Humerin. Hatem Zameli ish kreu i komisionit të sigurisë kombëtare në parlamentin irakian ka thënë se megjithëse ISIS ka dështuar në Irak, rreth 1,500 pjesëtarë të këtij grupi terrorist ndodhen akoma në Irak dhe janë fshehur në zonat shkretinore përreth kufijve të Irakut dhe Sirisë. Ndërsa kolonel Saad Maen zëdhënës i ministrisë së brendshme të Irakut ka deklaruar se forcat e policisë në bashkëpunim me qytetarët kanë arritur të zbulojnë 4 grupe terroriste në rajonet Kajro dhe Rashidie në jug të Mosulit.