Liberman: Netanjahu gënjen "çdo ditë dhe çdo orë".
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90018-liberman_netanjahu_gënjen_çdo_ditë_dhe_çdo_orë_.
Ish Ministri Sionist i Luftës Avigdor Liberman sulmoi kryeministrin sionist Beniamin Netanjahu duke thënë se ai gënjen "çdo ditë dhe çdo orë" dhe nuk meriton të jetë një kryeministër.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 05, 2019 04:32 Europe/Tirane
  • Liberman: Netanjahu gënjen

Ish Ministri Sionist i Luftës Avigdor Liberman sulmoi kryeministrin sionist Beniamin Netanjahu duke thënë se ai gënjen "çdo ditë dhe çdo orë" dhe nuk meriton të jetë një kryeministër.

Liberman, udhëheqësi i krahut të djathtë izraelit "Bethna", tha se Netanjahu është në "gjendje dëshpërimi". Ndërsa Izraelit nuk i kanë mbetur shumë kohë nga zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, Liberman tha se Netanjahu është gënjeshtar. Liberman shtoi se ai nuk ka gjasa të takohet me kryeministrin sionist sepse Netanjahu është i frikësuar dhe i vetëdijshëm se situata e tij po përkeqësohet. Ndërsa Netanjahu nuk arriti të formojë një kabinet para afatit të caktuar, ligjvënësit sionistë votuan për shpërndarjen e parlamentit për të mbajtur zgjedhje të reja në këtë regjim. Zgjedhjet e ardhshme të regjimit sionist do të mbahen në muajin shtator ndërkohë që ky regjim për shkak të tensioneve politike nuk ka lejuar Amerikën që të shpallë planin e ashtuquajtur Akordi i Shekullit.