Si të shpëtohen vendet arabe nga shantazhet e Shteteve të Bashkuara?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90045-si_të_shpëtohen_vendet_arabe_nga_shantazhet_e_shteteve_të_bashkuara
Kryeredaktori i të përditshmes egjiptiane Al-Shoruk në një artikull insistoi mbi nevojën për një dialog të drejtpërdrejtë midis vendeve arabe dhe Iranit për të shpëtuar rajonin nga oportunizmi i Shteteve të Bashkuara dhe regjimit të Izraelit dhe për t'i dhënë fund shantazheve nga Presidenti amerikan Donald Trump mbi vendet e rajonit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 06, 2019 18:26 Europe/Tirane
  • Si të shpëtohen vendet arabe nga shantazhet e Shteteve të Bashkuara?

Kryeredaktori i të përditshmes egjiptiane Al-Shoruk në një artikull insistoi mbi nevojën për një dialog të drejtpërdrejtë midis vendeve arabe dhe Iranit për të shpëtuar rajonin nga oportunizmi i Shteteve të Bashkuara dhe regjimit të Izraelit dhe për t'i dhënë fund shantazheve nga Presidenti amerikan Donald Trump mbi vendet e rajonit.

"Nëse Shtetet e Bashkuara të Presidentit Donald Trump dëshiron të paguhet paraprakisht për gjithçka që bëjnë, pse Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, nga njëra anë, dhe Irani, nga ana tjetër, nuk negociojnë drejtpërdrejt për të arritur një marrëveshje të përhershme bazuar në fqinjësinë e mirë?, tha Emad al-Din Hossein në fillim të artikullit të tij. Ai thotë se e bën propozimin ndërsa është i vetëdijshëm se është e vështirë që ai të zbatohet në terren, pasi administrata amerikane ka arritur të bindë vendet arabe se e mbron rajonin nga "kërcënimi iranian" . Gazetari egjiptian shkruan se shumica e vendeve arabe në Gjirin Persik po afrohen me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin për t'u përballur me "kërcënimin iranian". Ndaj pyetjes nëse vendet arabe të Gjirit Persik dhe Irani janë të gatshëm të negociojnë këto ditë, artikulli përgjigjet negativisht. Sidoqoftë, sipas mendimit të tij, është në interesin e të dy palëve të hyjnë në negociata për të arritur një kompromis në vend që të jenë në mëshirën e shantazhit të Uashingtonit dhe Tel Avivit. "Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në mënyrë të qartë se Uashingtoni nuk do të luftojë Iranin për të siguruar kalimin e naftës përmes ngushticës së Hormuzit, por do të luftojë për Izraelin. Trump nuk ndalet për asnjë moment të shantazhojë shtetet e Gjirit Persik dhe t'i poshtërojë ato ", shtoi ai. Autori beson se interesi i SHBA është që të vazhdojnë tensionet me Iranin për ta bërë prezencën amerikane në rajon të domosdoshme. "Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe aleati i tyre izraelit po ndjekin vetëm interesat e tyre, çfarë po ndalon Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin dhe Iranin të ulen dhe të negociojnë një zgjidhje gjithëpërfshirëse për ruajtjen e interesave, duke shpëtuar kështu nga shantazhet perëndimore?", vuri në dukje Emad al-Din Hossein. Duke iu referuar informacionit të publikuar javën e kaluar nga faqja DEBKAfile e afërt me inteligjencën izraelite, Al-Shorouk shkruan se Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë rënë në kontakt me Iranin dhe kanë hapur diskutime për sigurinë e lundrimit në Gjirin Persik. Sipas të përditshmes egjiptiane, Riadi dhe Abu Dhabi e kanë kuptuar se metodat e administratës Trump përballë Iranit nuk u shërbejnë interesave të tyre.