Abu Bakr al-Bagdadi emëroi pasardhësin e tij
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90078-abu_bakr_al_bagdadi_emëroi_pasardhësin_e_tij
Qendra informative e ISIS, Amaq, njoftoi të mërkurën se Abu Bakr al-Bagdadi ka emëruar pasardhësin e tij si kreun e grupit terrorist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 08, 2019 17:25 Europe/Tirane
  • Abu Bakr al-Bagdadi emëroi pasardhësin e tij

Qendra informative e ISIS, Amaq, njoftoi të mërkurën se Abu Bakr al-Bagdadi ka emëruar pasardhësin e tij si kreun e grupit terrorist.

Al-Bagdadi emëroi Abdullah Kardash si pasardhësin e tij, raportoi agjencia e lajmeve IRNA. Më parë, disa media raportuan se dy zëvendësit e Abu Bakr al-Bagdadit, të quajtur "Ajad al-Obaidi" dhe "Ajad al-Xhamili", ishin kandidatët kryesorë për pasardhësin e tij. Për gati pesë vjet nuk kishte asnjë fotografi të Abu Bakr al-Bagdadit dhe media kishte raportuar vazhdimisht se ai ishte vrarë në Siri ose Irak, por më 29 prill të këtij viti, kalifi i vetëshpallur vehabist, rishfaqi një film 18 minutësh duke u promovuar sërish.