Arrestohet grupi i autorëve përgjegjës për vrasjen e Ibrahim Houthi
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90108-arrestohet_grupi_i_autorëve_përgjegjës_për_vrasjen_e_ibrahim_houthi
Shërbimi informativ i Jemenit ka zbuluar dhe arrestuar grupin e personave përgjegjës për vrasjen e Ibrahim Badredin Houthi, vëllai i sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Ansarullah të Jemenit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 10, 2019 19:32 Europe/Tirane
  • Arrestohet grupi i autorëve përgjegjës për vrasjen e Ibrahim Houthi

Shërbimi informativ i Jemenit ka zbuluar dhe arrestuar grupin e personave përgjegjës për vrasjen e Ibrahim Badredin Houthi, vëllai i sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Ansarullah të Jemenit.

Said Ibrahim al-Huthi, vëllai i sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Ansarullah të Jemenit u vra të premten nga mercenarët e koalicionit saudit. "Anëtari i shquar i lëvizjes Ansarullah dhe vëllai i Abdul-Malik al-Huthi, u vra nga mercenarë të lidhur me koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite," tha të premten Ministria e Brendshme e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit. Sipas burimeve jemenase, ai u vra në provincën e Sa'ada. Deklarata nuk jep detaje të mëtejshme në lidhje me vrasjen e al-Huthit, i cili thuhet se ka qenë një komandant ushtarak me ndikim midis forcave të lëvizjes popullore të Jemenit, Ansarullah. Vrasja bëhet në një kohë kur aleati kryesor i Arabisë Saudite në konfliktin në Jemen, Emiratet e Bashkuara Arabe, po tërheq trupat e saj nga Jemeni, kryesisht për shkak se Abu Dhabi beson se lufta duket se është bërë "e pafitueshme".