Dita e Arafatit: Dita e lutjes dhe faljes së mëkateve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90126-dita_e_arafatit_dita_e_lutjes_dhe_faljes_së_mëkateve
Sot më 9 Dhi’haxhe që përkon me 11 gushtin është dita e Arafatit dita e lutjes, ibadetit dhe faljes së mëkateve. Në këtë ditë pendimi mbi gabimet që njeriu ka bërë falen nga Zoti. Kjo është dita kur Zoti i thërret njerëzit në mënyrë të veçantë që ata të ecin drejt tij.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 11, 2019 04:36 Europe/Tirane
  • Dita e Arafatit: Dita e lutjes dhe faljes së mëkateve

Sot më 9 Dhi’haxhe që përkon me 11 gushtin është dita e Arafatit dita e lutjes, ibadetit dhe faljes së mëkateve. Në këtë ditë pendimi mbi gabimet që njeriu ka bërë falen nga Zoti. Kjo është dita kur Zoti i thërret njerëzit në mënyrë të veçantë që ata të ecin drejt tij.

Në ditën e Arafatit, kryhen lutje dhe ibadete të shumta dhe një prej veprimeve më të mira në këtë ditë është duaja ( lutje ). Me miliona pelegrinë të Shtëpisë së Zotit në ditën e Arafatit të gjithë të veshur me  të bardha shkojnë për në shkretëtirën Arafat. Haxhinjtë qëndrojnë në Arafat deri në perëndim të diellit dhe më pas shkojnë në Mesharul’heram. Ceremonia e haxhit vazhdon deri në ditën e Kurban Bajramit dhe më pas pelegrinët shkojnë në Mena dhe më pas në Rami Xhamera ku bëjnë kurbanin. Pas kësaj ata kryejnë ceremoninë e prerjes së flokëve dhe të thonjve. Një prej riteve që duhet të kryejnë pelegrinët në haxh me qëllim që haxhi i tyre të plotësohet është kthimi në Mekë dhe kryerja e Tavafit, falja e namazit të Tavafit, Saji mes maleve Safa dhe Merva, Tavafi Nesa dhe namazi i Tavafit Nesa.