Dënohet gjerësisht vrasja e Ibrahim al-Houthi në Jemen
(last modified Sun, 11 Aug 2019 19:11:05 GMT )
Gusht 11, 2019 21:11 Europe/Tirane
  • Dënohet gjerësisht vrasja e Ibrahim al-Houthi në Jemen

Partitë dhe organizatat politike jemenase dënuan vrasjen e vëllait të sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes Ansarullah, gjeneralit Ibrahim Badruddin al-Houthi.

Sipas uebfaqes libaneze al-Ahd, partitë politike dhe shoqatat pasi shprehën ngushëllime ndaj kombit jemenas dhe Abdul Malek Badruddin al-Houthi thanë: Krimi i koalicionit agresor saudit në vrasjen e "Ibrahim Badruddin al-Houthi" do ta bëjë rezistencën jemenase më të përqendruar në luftimin e armikut pushtues. Partitë dhe organizatat politike jemenase u bënë thirrje agjencive të sigurisë që të arrestojnë dhe ndëshkojnë autorët e këtij krimi sa më shpejt që të jetë e mundur. Partitë dhe organizatat jemenase e konsiderojnë të qëllimshme e atentatin e armiqve për të minuar sigurinë në zonat e kontrolluara nga Këshilli i Lartë Politik i Jemenit dhe thonë: Ky krim përfaqëson humbjen e armikut përballë durimit të kombit jemenas. "Ibrahim Badruddin al-Houthi, vëllai i sekretarit të përgjithshëm të lëvizjes jemenase Ansarullah, u martirizua të premten nga elementë të varur nga koalicioni agresor saudit.

Tags