Me dhjetëra palestinezë u plagosën në xhaminë Al Aksa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90147-me_dhjetëra_palestinezë_u_plagosën_në_xhaminë_al_aksa
Me dhjetëra palestinezë u plagosën pas një sulmi të forcave sioniste në xhaminë al-Aksa.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 11, 2019 21:11 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra palestinezë u plagosën në xhaminë Al Aksa

Me dhjetëra palestinezë u plagosën pas një sulmi të forcave sioniste në xhaminë al-Aksa.

Sipas televizionit al-Manar, më shumë se 100,000 palestinezë marshuan para xhamisë al-Aksa këtë mëngjes për të falur namazin e festës së Kurban Bajramit. Forcat sioniste të vendosur para portës perëndimore dhe sionistët e Kodsit të pushtuar u përleshen me besimtarët palestinezë. Abdul Azim Saleh, kreu i Këshillit Islamik të vakëfeve në Kods, ishte një nga të plagosurit në këto përleshje. Ndërkohë, Hazem Kassim, zëdhënës i Lëvizjes të Rezistencës Islame Palestineze (Hamas), u bëri thirrje qytetarëve palestinezë të transferohen në qytetin e Kodsit, në mënyrë që të përballen me sionistët dhe të mos lejojnë ofendimin e xhamisë Al Aksa. Ai theksoi: Kodsi do të vazhdojë të jetë e  palestinezëve dhe okupuesit nuk do të jenë në gjendje të ndryshojnë faktet. Gjithashtu, kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu bëri thirrje për një takim të jashtëzakonshëm të kabinetit të sigurisë, në vazhdën e përplasjeve të sotme midis trupave pushtuese sioniste dhe besimtarëve palestinezë në xhaminë al-Aksa.