Krimet e Izraelit kundër besimtarëve myslimanë në festën e Kurban Bajramit
(last modified Mon, 12 Aug 2019 05:55:35 GMT )
Gusht 12, 2019 07:55 Europe/Tirane
  • Krimet e Izraelit kundër besimtarëve myslimanë në festën e Kurban Bajramit

Forcat e regjimit të Izraelit ditën e shtunë dhe të dielë kanë sulmuar besimtarët myslimanë në ditën e festës së Kurban Bajramit duke martirizuar 5 dhe plagosur me dhjetëra të tjerë.

Ditën e shtunë më 10 gusht 4 të rinj palestinezë janë martirizuar në kufirin me Gazën. Dje ditën e dielë në festën e Kurban Bajramit, namazi i festës është organizuar nga 100 mijë besimtarë myslimanë palestinezë në xhaminë Al Aksa. Forcat e regjimit sionist janë munduar të pengojnë futjen e palestinezë në xhaminë Al Aksa dhe ndaj tyre kanë përdorur gaz lotsjellës dhe bomba akustike. Për shkak të dhunës së sionistëve ndaj besimtarëve palestinezë, 1 palestinez është martirizuar dhe 65 të tjerë janë plagosur. Agresionet e sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa  janë shtuar shumë gjatë viteve të fundit, sidomos pas vitit 2017 ku u mor vendimin për shpalljen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. përgjatë 4 viteve të kaluara niveli i agresioneve të sionistëve ndaj xhamisë Al Aksa është shtuar me 3.5 herë më shumë. Shkaku kryesor i kësaj situatë është se xhamia Al Aksa dhe Kodsi për Izraelin dhe Palestinën ka rëndësi të madhe fetare, politike dhe gjeografike. Populli palestinez Kodsin e konsideron simbolin e identitetit të tij fetar dhe me gjithë dhunën që ushtron Izraeli ndaj palestinezëve, është i vendosur për ruajtjen e Kodsit dhe të xhamisë Al Aksa. Nga ana tjetër Izraeli përpiqet të jahudizojë Kodsin dhe të shkatërrojë xhaminë Al Aksa për ndërtimin e tempullit Sulejman në vend të saj. Përleshjet e dy ditëve të kaluara mes besimtarëve myslimanë palestinezë dhe forcave të regjimit sionist janë kryer në kohën kur myslimanët festonin fetën e Kurban Bajramit ndërsa sionistët kishin ditën përkujtimore të shkatërrimit të tempullit të Sulejmanit që është një ditë zie. Pika më e rëndësishme është se në vitin 586 p.e.s tempulli i Sulejmanit në Jerusalem është shkatërruar nga ushtria romake dhe në një ditë si kjo forcat izraelite sulmuan Palestinën. Ismail Hanie kreu i zyrës politike të Hamasit, duke reaguar ndaj krimeve të djeshme të regjimit sionist ndaj besimtarëve palestinezë ka thënë: Ajo çka po ndodh në xhaminë Al Aksa, është përballja me armikun sionist. Kodsi për izraelitët dhe palestinezët ka rëndësi politike dhe gjeografike. Regjimi sionist që nga maji i vitit 2018, kur Amerika transferoi ambasadën e saj në Kods, ka bërë përpjekje të shumta që të bindë vendet e tjera të transferojnë ambasadat e tyre në Kods, si kryeqytet i ri i regjimit sionist. për këtë arsye ai ndalon organizmin dhe faljen e namazit nga palestinezët në xhaminë Al Aksa. Nga ana tjetër palestinezë në mars të vitit 2018 kanë nisur protestën për të drejtën e kthimit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit amerikan Akordi i Shekullit dhe shpalljen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe megjithëse në këto protesta janë martirizuar 310 palestinezë dhe plagosur mbi 30 mijë të tjera, protesta vazhdon akoma. Regjimi sionist duke sulmuar vazhdimisht Kodsin dhe xhaminë Al Aksa mundohet të thyejë rezistencën e palestinezëve mirëpo Palestina pa pasur frika nga dhuna sioniste ka zgjedhur rrugën e rezistencës. Përballja e dhunshme e Izraelit kundër palestinezëve dje rezultoi me përleshje në xhaminë Al Aksa në ditën e festës së Kurban Bajramit.