Shpërthen një depo me armatime në jug të Bagdadit
Ministria e shëndetësisë së Irakut njoftoi se nga shpërthimi i një depo me armatime në jug të kryeqytetit Bagdad, 1 person ka humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Fars sipas të cilës shpërthimi ndodhi dje në darkë në një prej depove të armatimeve që ndodhej në rajoin Dura në jug të Bagdadit. Sipas informacioneve paraprake thuhet se shpërthimi ka ndodhur në bazën ushtarake Gaser dhe shkak për të ishte goditja nga një raketë. Agjencia Sky News në një raport të saj ka shkruar se shpërthimi i depos me armatime ka shkaktuar dëme të konsiderueshme edhe në zonat përreth. Ndërsa sipas kanalit Sumarie News, depoja në bazën Gaser i përkiste forcave popullore Hashd Shaabi dhe nga shpërthimi i saj nuk ka pasur viktima në njerëz.