Jemeni vazhdon të sulmojë aeroportin Abha në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90177-jemeni_vazhdon_të_sulmojë_aeroportin_abha_në_arabinë_saudite
Duke lëshuar disa dronë dhe raketa forcat jemenase kanë sulmuar edhe një herë aeroportin Abha në Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 13, 2019 14:47 Europe/Tirane
  • Jemeni vazhdon të sulmojë aeroportin Abha në Arabinë Saudite

Duke lëshuar disa dronë dhe raketa forcat jemenase kanë sulmuar edhe një herë aeroportin Abha në Arabinë Saudite.

Duke lëshuar një raketë cruise, ushtria e Jemenit ka sulmuar aeroportin Abha në jug të Arabisë Saudite. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës raketa ka goditur me saktësi objektivin e saj në aeroportin saudit, por deri tani nuk janë dhënë detaje mbi dëmet e shkaktuara në njerëz dhe ato materiale. Zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit thotë se aeroportet e vendeve të përfshira në agresionin ushtarak shkatërrues dhe bllokadën kundër atdheut të tij të varfër do të vihen në shënjestër për sa kohë që embargoja e vendosur nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Aeroportin Ndërkombëtar Sana'a mbetet në vend.