Plagosen me dhjetëra palestinezë në protestën për të drejtën e kthimit
Në protestën e 70-të për të drejtën e kthimit në Gaza të Palestinës me dhjetëra palestinezë janë plagosur.
Kështu thuhet në një njoftim të agjencisë Al Alam të lajmeve sipas të cilës ministria e shëndetësisë e Palestinës njoftoi plagosjen e dhjetëra palestinezëve, mes tyre 17 fëmijë dhe 3 femra në sulmet e sionistëve ndaj protestuesve për të drejtën e kthimit. Motoja e kësaj jave të protestave për të drejtën e kthimit ishte “ Rinia Palestineze”. Forcat sioniste për të shtypur protestuesit palestinezë përveçse kanë përdorur armë zjarri kanë përdorur edhe gaz lotsjellës dhe helmues kundër palestinezëve. Protesta për të drejtën e kthimit në Gaza ka nisur prej 30 marsit 2018 dhe vazhdon deri më sot. Që nga jo kohë e deri tani në këto protesta janë martirizuar 310 palestinezë dhe plagosur mbi 31 mijë të tjerë. Shumë vende të botës mes tyre Republika Islamike e Iranit dhe shumë organizata ndërkombëtare kanë dënuar shpeshherë krimet e regjimit sionist ndaj palestinezëve.