Çfarë kërkon Riadi nga Teherani?
(last modified Tue, 20 Aug 2019 20:09:35 GMT )
Gusht 20, 2019 22:09 Europe/Tirane
  • Çfarë kërkon Riadi nga Teherani?

Arabia Saudite, e cila gjithmonë ka shtyrë dialogun me Iranin për arsye të palogjikshme, sapo ka pranuar nevojën për dialog me fqinjin e saj iranian, duke bërë gjithçka të mundshme për të gjetur një ndërmjetës.

Në këtë kuadër, e përditshmja libaneze Al-Akhbar ka botuar një artikull ku shqyrton nevojën për nisjen e një dialogu midis Riadit dhe Teheranit në përputhje me të gjitha kriteret gjeopolitike, ekonomike dhe të sigurisë. "Të gjitha shenjat e armiqësisë nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli përballë Iranit janë mishëruar në një aleancë të quajtur 'NATO arabe', por të gjitha këto përpjekje u mbytën që në embrion. Dështimi i Konferencës së Varshavës në shkurt 2019 për të filluar një luftë politike, ekonomike dhe ushtarake kundër Iranit, e mbështet këtë bindje. Rusia, Kina, Franca dhe Gjermania nuk pranuan të marrin pjesë në Konferencën e Varshavës ndërsa përfaqësuesit nga Arabia Saudite, Bahrejni dhe Izraeli shprehën lirshëm armiqësinë e tyre kundër Iranit. Pavarësisht nga të gjitha deklaratat armiqësore dhe akuzat e pabaza që u bënë kundër Iranit gjatë Konferencës së Varshavës, misioni SHBA-Izrael u gjend në një qorrsokak, pasi shtyllat e aleancës që donin të ndërtonin ishin aq të brishta dhe të dobëta, sa që krijuesit e saj nuk mund t’i besonin njëri-tjetrit. Në fakt, Riadi, i cili nuk arriti të bindte aleatin e tij amerikan për të sulmuar Iranin, u distancua nga Uashingtoni, i cili nuk u tregua i gatshëm të angazhohej në aksione të reja ushtarake. Edhe më keq, Donald Trump ofendoi Arabinë Saudite duke folur për idenë e tij për të garantuar sigurinë e mbretërisë në këmbim të petrodollarëve", shkruan Al-Akhbar. Kjo gazetë shton : "Në lidhje me një dialog iraniano-saudit, qëndrimet e Teheranit janë më transparente se ato të Riadit, sepse Irani kurrë nuk i ka provokuar sauditët dhe kurrë nuk e ka bërë armiqësinë kundër Riadit një prioritet në politikat e tij. Deklaratat e zyrtarëve iranianë për hapjen e një dialogu me Arabinë Saudite dhe monarkitë e tjera të Gjirit Persik për sigurinë e rajonit nuk janë të reja. " Përveç kësaj, deklaratat e fundit të Princit të Kurorës Saudite Muhamed bin Salman, i cili në një intervistë tha se vendi i tij nuk kërkon luftë në rajon, tregon braktisjen e opsionit ushtarak nga Riadi.

 

Tags