Ansarullah paralajmëron Amerikën për shkeljen e territorit jemenas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90363-ansarullah_paralajmëron_amerikën_për_shkeljen_e_territorit_jemenas
Fluturimet e avionëve amerikanë mbi hapësirën ajrore të Jemenit, është shkelje e sovranitetit kombëtar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 22, 2019 03:50 Europe/Tirane
  • Ansarullah paralajmëron Amerikën për shkeljen e territorit jemenas

Fluturimet e avionëve amerikanë mbi hapësirën ajrore të Jemenit, është shkelje e sovranitetit kombëtar.

Kështu ka deklaruar Muhamed Abdul’selam zëdhënës i lëvizjes popullore Ansarullah në Jemen i cili ka paralajmëruar se Amerika do të përballet me pasoja në rast se ajo vazhdon shkeljen e territorit jemenas. Për momentin Jemeni nuk është një vend i përshtatshëm për turizëm dhe çdokush që shkel territorin dhe sovranitetin e vendit, do të marrë përgjigjen e duhur, tha në fjalën e tij Abdul’selam. Ditë më parë njësiti ajror dhe i dronëve në ushtrinë e Jemenit njoftoi rrëzimin e një avioni dron amerikan të tipit MQ-9 që i përkiste koalicionit agresor saudit. Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit njoftoi se droni është rrëzuar në provincën Dhemar në qendër të vendit. Jahja Sarei, ndër të tjera shtoi se koalicioni agresor duhet të bëjë llogaritë mirë përpara se sa të shkelë hapësirën ajrore të Jemenit.