Amerikanët pohojnë se kanë humbur një dron në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90378-amerikanët_pohojnë_se_kanë_humbur_një_dron_në_jemen
Ushtria amerikane ka humbur një dron të avancuar mbi Jemen, thanë zyrtarët amerikanë, duke konfirmuar raportet e mëparshme se lëvizja Ansarullah kishte rrëzuar një dron sulmues MQ-9 Reaper të prodhuar nga SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2019 17:44 Europe/Tirane
  • Amerikanët pohojnë se kanë humbur një dron në Jemen

Ushtria amerikane ka humbur një dron të avancuar mbi Jemen, thanë zyrtarët amerikanë, duke konfirmuar raportet e mëparshme se lëvizja Ansarullah kishte rrëzuar një dron sulmues MQ-9 Reaper të prodhuar nga SHBA.

Dy zyrtarë ushtarakë brenda administratës së Presidentit Donald Trump thanë të mërkurën në kushte anonimiteti se droni, i cili u qëllua të martën në mbrëmje mbi guvernatin e Jemenit, Dhamar, i përkiste ushtrisë amerikane. Një zyrtar tha se droni u shkatërrua nga një raketë tokë-ajër e operuar nga forcat e Ansarullahut. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Garrett Marquis nxitoi më herët të akuzojë Iranin, duke përsëritur pretendimin e pabazuar se Teherani po i siguronte Ansarullahut armë të përparuara, përfshirë raketa të mbrojtjes ajrore. Irani dhe Jemeni kanë mohuar pretendimet, duke argumentuar se bllokada e vazhdueshme ajrore dhe detare e vendosur nga Arabia Saudite e ka bërë të pamundur dhënien e ndihmës mjekësore dhe ushqimit për miliona njerëz të uritur në Jemen, e aq më pak raketa dhe armë.