Hashd al-Shaabi rrëzon një dron spiun amerikan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90379-hashd_al_shaabi_rrëzon_një_dron_spiun_amerikan
Një dron spiun amerikan u rrëzua nga Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd al-Shaabi) mbi bazën e Brigadës së 12-të afër Bagdadit, njoftoi kanali televiziv irakian Al-Sumaria News.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2019 17:45 Europe/Tirane
  • Hashd al-Shaabi rrëzon një dron spiun amerikan

Një dron spiun amerikan u rrëzua nga Njësitë e Mobilizimit Popullor të Irakut (Hashd al-Shaabi) mbi bazën e Brigadës së 12-të afër Bagdadit, njoftoi kanali televiziv irakian Al-Sumaria News.

Pas katër sulmeve radhazi kundër bazave që i përkasin Rezistencës Irakiane dhe paralajmërimit të ashpër të numrit 2 të Hashd al-Shaabi, ky i fundit është hedhur në sulm. Komunikata e Hashd al-Shaabit e publikuar të enjten shton se mbrojtja ajrore e Rezistencës irakiane ka neutralizuar misionin e dronit në fjalë. Dje, pas incidenteve të fundit në bazat e Hashd al-Shaabit, në veçanti shpërthimi në bazën ajrore Balad, zv/komandanti i përgjithshëm i Njësive të Mobilizimit Popullor të Irakut, Abu Muhamed al-Mohandes, njoftoi se luftëtarët e Hashd al-Shaabit tani e tutje do të qëllonin çdo aeroplan të panjohur që fluturon mbi bazat e tyre.