Qielli jemenas nuk është më i arritshëm për armiqtë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90381-qielli_jemenas_nuk_është_më_i_arritshëm_për_armiqtë
Shkatërrimi i dronit amerikan nga ushtria jemenase ka ngjallur frikë midis amerikanëve, si dhe brenda koalicionit Saudito-Emiratas, sepse ai dërgon mesazhin e mëposhtëm: Avionët e huaj nuk mund të shkelin më lirshëm qiellin jemenas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 22, 2019 17:48 Europe/Tirane
  • Qielli jemenas nuk është më i arritshëm për armiqtë

Shkatërrimi i dronit amerikan nga ushtria jemenase ka ngjallur frikë midis amerikanëve, si dhe brenda koalicionit Saudito-Emiratas, sepse ai dërgon mesazhin e mëposhtëm: Avionët e huaj nuk mund të shkelin më lirshëm qiellin jemenas.

Nuk kanë të mbaruar surprizat për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj. Administrata amerikane sapo ka pranuar që mbrojtja ajrore e Jemenit kishte qëlluar me një raketë të sofistikuar një dron amerikan MQ 9 që fluturonte mbi provincën e Dhamarit në juglindje të kryeqytetit Sanaa. Zëdhënësi zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes së Jemenit konfirmoi se raketa e përdorur për operacionin, është prodhuar në Jemen, një raketë që do të zbulohet për publikun në një konferencë të ardhshme për shtyp. Kanë kaluar më shumë se 10 vjet që kur dronët amerikanë patrullonin lirshëm në qiellin e Jemenit dhe vranë civilë jemenas me pretekstin e luftimeve kundër grupit terrorist al-Kaida. Në parim, grupet terroriste po veprojnë në rajonet jugore të Jemenit, dhe pyetja është: pse droni që sapo u qëllua ndodhej në provincën e Dhamar afër Sanaas? Prania e këtij droni amerikan në hapësirën ajrore të Jemenit është një shkelje flagrante e sovranitetit të këtij vendi dhe sigurisht që ishte një mision spiunazhi i udhëhequr nga amerikanët, i cili padyshim që nuk ka të bëjë asgjë me luftën kundër grupit terrorist al-Kaida. Ky mision ka synuar mbledhjen e informacionit në lidhje me ushtrinë jemenase dhe lëvizjen Ansarallah në favor të koalicionit agresor Saudo-Emiratas. Kërcënimet amerikane kundër Jemenit ose rajonit të Gjirit Persik nuk e frikësojnë më askënd. Përkundrazi, ato reflektojnë imazhin e një Amerike të frikësuar dhe të pafuqishme përballë zhvillimeve në Lindjen e Mesme. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Jemenit, gjeneral Jahja Sari njofton surpriza të tjera të këqija në pritje të administratës amerikane dhe aleatëve të saj. Ai kujton se kur lëvizja Ansarallah publikon diçka, ajo e zbaton atë, edhe nëse është një kërcënim. Sulmi në fushën e naftës al-Shaibah të Arabisë Saudite, ato ndaj tubacioneve të naftës në lindje dhe perëndim të Arabisë Saudite dhe shkatërrimi i dronit amerikan dje të mërkurën, dëshmojnë për seriozitetin e forcave të Ansarallah në zbatimin e projekteve të tyre.