Hezbullahu i Irakut paralajmëron ashpër Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90386-hezbullahu_i_irakut_paralajmëron_ashpër_amerikën
Brigada e Hezbullahut të Irakut duke reaguar ndaj shpërthimit të fundit në bazën ajorer Balad në këtë vend ka paralajmëruar forcat amerikane duke thënë se ato janë në shënjestër të raketave të këtij grupi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 23, 2019 06:12 Europe/Tirane
  • Hezbullahu i Irakut paralajmëron ashpër Amerikën

Brigada e Hezbullahut të Irakut duke reaguar ndaj shpërthimit të fundit në bazën ajorer Balad në këtë vend ka paralajmëruar forcat amerikane duke thënë se ato janë në shënjestër të raketave të këtij grupi.

Brigada e Hezbullahut në Irak në një deklaratë të saj ka thënë se Amerika është përgjegjëse për zhvillimet dhe ngjarjet e fundit në Irak dhe ka paralajmëruar për herë të fundit armikun se në rast të çdo sulmi ndaj pozicioneve të rezistencës, ai do të marrë përgjigje definitive dhe të fortë. Mediat irakiane dje njoftuar për disa shpërthime dhe zjarre në një prej depove të forcave vullnetare Hashd Shaabi në Irak në bazën Balad pjesë e provincës Selahudin të Irakut. Pas shpërthimit në depon e forcave Hashd Shaabi në Irak, zëdhënësi i kësaj organizate Abu’mehdi Muhandesi ka deklaruar se pas kësaj ngjarje ndodhet Amerika dhe në rast se të tilla sulem përsëriten Hashd Shaabi do të kundërveprojë. Komandanti i forcave Hashd Shaabi ditën e enjte njoftoi zbulimin dhe rrëzimin e një droni spiun në kohën kur ai po fluturonte mbi divizionin e 12 të këtyre forcave përreth Bagdadit.