8 të plagosur dhe të vrarë në Idlib të Sirisë
Shpërthimi i një autobombe në qytetin Idlib të Sirisë ka lënë të vrarë 2 dhe plagosur 6 persona të tjerë.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, bomba ka shpërthyer në rajonin Gasu të qytetit Idlib ku përveç të vrarëve janë shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. Ndërkohë pas çlirimit të rajonit Khan Shejkhun të Idlibit, janë shtuar shumë tensionet mes ushtrisë së Sirisë dhe forcave Turke të cilat ndodhen në këtë zonë. Nga na tjetër forcat mbrojtëse popullore të Sirisë YPG të mbështetur nga Amerika, pasi kanë zhvilluar biseda telefonike me ministrin e mbrojtjes së Turqisë dhe me sekretarin amerikan të mbrojtjes kanë nisur prishjen e fortesave dhe bunkerëve të tyre. ushtria siriane më herët ka çliruar shumë zona që kontrolloheshin nga forcat e YPG.