Hezbollah përgatit përgjigjen ndaj sulmit izraelit?
Që prej mëngjesit të kësaj të diele, regjimi izraelit ka mbyllur hapësirën ajrore të lartësive të pushtuara Golan. Tel Avivi ka frikë?
Për një regjim që pretendon të jetë në gjendje të sulmojë interesat e Rezistencës në të gjithë Lindjen e Mesme, ky veprim tregon se ai është mjaft i kufizuar. Izraeli ka frikë se do të nisë një luftë që nuk është në gjendje ta përfundojë. Dy dronët që regjimi izraelit mendoi t’i dërgonte në sulmin kundër rajonit Zahija në jug të Bejrutit dhe që sipas disa burimeve kishin qenë të të njëjtit lloj si dronët që sulmuan Hashd al-Shaabin në Irak, nuk ishin të suksesshëm, njëri ka shpërthyer në qiell, tjetri "çuditërisht" është rrëzuar, nuk dihet se për çfarë "mrekullie". Ose më mirë, Izraeli e di atë, por nuk guxon as të mendojë për këtë. Sulmi i dështuar i telekomanduar izraelit në jug të Libanit që dëmtoi pjesërisht një ndërtesë të Hezbollahut nuk do të mbetet pa përgjigje dhe Tel Avivi e di mirë. Kështu që fjalimi i mbrëmjes së të Dielës i Nasrallahut pritet me shumë padurim nga sionistët, sesa nga kushdo tjetër në botë, sepse mund të jetë një retorikë informacioni për reagimin e ardhshëm anti-izraelit të Hezbollahut. Me sulmimin e Hezbollahut, Izraeli është bërë peng i veprimeve të pamenduara. Që nga sot në mëngjes, i gjithë Libani është rreshtuar pas Hezbollahut: Presidenti Aun, Ministri i Brendshëm libanez, madje edhe Kryeministri pro-saudit Saad Hariri dënuan me termat më të fortë "këtë agresion kundër territorit libanez". Shumë zëra kërkojnë që Libani të paraqesë një ankesë kundër Izraelit në Këshillin e Sigurimit të OKB. Por Rezistenca mund të ketë një përgjigje më të mirë për të dhënë. Sepse akti që regjimi izraelit sapo ka kryer është një veprim i pastër terrorist. Agjencia ruse e lajmeve Sputnik gjithashtu pretendoi se njëri prej dronëve u shkatërrua dhe se ai ishte i gatshëm të kryente "operacione kirurgjike" kundër Hezbollahut. Duke ardhur nga një burim rus, ky informacion deri tani është konfirmim i natyrës terroriste të Izraelit dhe rrjedhimisht justifikim i një reagimi. Aktualisht, regjimi i Tel Avivit ka vendosur Kupolën e Hekurt në kufijtë e tij veriorë ndërsa pret përgjigjen e Hezbollahut, por kjo përgjigje mund të vijë nga diku tjetër.