Rezistenca palestineze sulmon me raketa Izraelin
Pas sulmeve të regjimit izraelit në Irak, Siri dhe Liban, grupet palestineze të rezistencës kryen sulme me raketa nga Rripi i Gazës në territoret e okupuara, duke dëshmuar edhe një herë joefikasitetin e sistemit të mbrojtjes ajrore izraelite Kupola e Hekurt në kapjen e raketave të lëvizjeve të Rezistencës.
Sipas burimeve në terren, raketat e Rezistencës Palestineze arritën objektivat e tyre në zemër të Izraelit me mesazhin e mëposhtëm : Rezistenca do të hyjë në konflikt me regjimin izraelit në një luftë të mundshme në të ardhmen. Grupe të ndryshme palestineze njoftuan mbështetjen e tyre për boshtin e Rezistencës ndërsa pohuan se ata kurrë nuk do të lejonin që Izraeli të sulmonte vendet anëtare të këtij boshti. Ata paralajmëruan se Izraeli mund të presë një reagim të paparashikueshëm nëse shkakton ndonjë luftë. "Netanjahu do të duhet të presë një përgjigje tronditëse nga kombet e boshtit të Rezistencës, përfshirë Irakun, Palestinën, Libanin dhe Sirinë," thanë grupet e Rezistencës Palestineze.