Martirizohen 3 palestinezë në Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90486-martirizohen_3_palestinezë_në_gaza
Në sulmin e regjimit sionist kundër zonave perëndimore të Rripit të Gazës janë martirizuar tre palestinezë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Gusht 28, 2019 09:32 Europe/Tirane
  • Martirizohen 3 palestinezë në Gaza

Në sulmin e regjimit sionist kundër zonave perëndimore të Rripit të Gazës janë martirizuar tre palestinezë.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Al Alam sipas të cilës, forcat sioniste dje kanë sulmuar zonat perëndimore të Rripit të Gazës duke martirizuar 3 dhe plagosur disa palestinezë të tjerë. Ditën e hënë forcat e regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar veriun e Rripit të Gazës dhe kanë bombarduar një bazë të rezistencës në Betlehem. Për momentin autoritetet në Rripin e Gazës janë vënë në gjendje gatishmërie. Avionët, topat dhe tanket e regjimit sionist prej javësh po bombardojnë zona të ndryshme të Rripit të Gazës. Nga këto sulme deri tani me mijëra palestinezë janë martirizuar dhe plagosur. Kanali 10 i regjimit sionist ditën e shtunë ka njoftuar se 4 raketa janë lëshuar nga Gaza në drejtim të kolonive fqinje si Sedirot, duke ndezur alarmin e rrezikut në këto zona.