Sulmohet aeroporti Nexhran në Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90528-sulmohet_aeroporti_nexhran_në_arabinë_saudite
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas kanë sulmuar me dronë aeroportin Nexhran në jug të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 30, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • Sulmohet aeroporti Nexhran në Arabinë Saudite

Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit në përgjigje të krimeve të Arabisë Saudite kundër popullit jemenas kanë sulmuar me dronë aeroportin Nexhran në jug të Arabisë Saudite.

Sipas një njoftimi të agjencisë Masira të lajmeve, aeroporti është sulmuar me dronë të tipit Kasef 2. Turki Maleki zëdhënësi i koalicionit agresor Saudit ka thënë se lëvizja Ansarullah përpiqet të sulmojnë objektet jetike dhe strategjike të qytetit Nexhran. Nga sulmi më i fundit e Arabisë Saudite kundër Jemenit, 6 pjesëtarë të një familjeje kanë humbur jetën mes tyre 4 fëmijë dhe 71 të tjerë janë plagosur. Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka deklaruar se sulmet në dy objekte të kompanisë naftore Aramco të Arabisë Saudite kanë qenë vetëm fillim për të goditur 300 objektiva të tjera jetike dhe ushtarak në Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri.