Pedersen së shpejti viziton Teheranin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90529-pedersen_së_shpejti_viziton_teheranin
Përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, së shpejti do të vizitojë Teheranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 30, 2019 05:23 Europe/Tirane
  • Pedersen së shpejti viziton Teheranin

Përfaqësuesi i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështjen e Sirisë, së shpejti do të vizitojë Teheranin.

Geir Pedersen mirëpriti takimin e  ardhshëm të presidentëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë për çështjen e Sirisë dhe tha se ky takim mund të ndihmojë në shtimin e përpjekjeve për zgjidhjen e krizës në Siri. Takimi i pestë i krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë për çështjen e Sirisë do të mbahet në mesin e muajit shtator në Ankara. Irani, Rusia dhe Turqia janë garantues të procesit të bisedimeve në Astana për zgjidhjen e krizës siriane. Negociatat në Astana kanë nisur prej vitit 2017 me iniciativën e Iranit në bashkëpunim me Rusinë dhe Turqinë. Kriza në Siri filloi në vitin 2011 me pushtimin masiv të grupeve terroriste të mbështetura nga Arabia Saudite, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, duke përfshirë Turqinë, për të ndryshuar ekuacionet rajonale në favor të regjimit sionist. Mbi 330 mijë persona janë vrarë në Siri dhe miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, që nga fillimi i konfliktit në Siri në mars të vitit 2011. Bisedimet në Astana janë zhvilluar në mënyrë paralele me bisedimet e paqes në Gjenevë, që sponsorizohen nga OKB-ja.