Nis vendosja e armëpushimit në Idlib të Sirisë
Mediat zyrtare në Siri kanë njoftuar nisjen e zbatimit të armëpushimit në Idib, provincë verore e Sirisë.
Agjencia Sana e lajmeve, ushtria siriane e Sirisë ka deklaruar se njëkohësisht që ka të drejtën të përgjigjet ndaj çdo agresioni të mundshëm, ajo prej 31 gushtit do të respektojë armëpushimin në zonat e uljes së tensioneve në provincën Idlib. Sipas akordit të Astanasë dhe Soçit, Turqia duke ngritur 12 pika dhe kulla kontrolli pre vitit 2018 do të monitoronte procesin e dorëzimit të armëve të rënda dhe gjysmë të rënda të elementëve takfiristë dhe terroristë në rajonin e Idlibit por mesa duket terroristët e kanë shpërfillur këtë proces. Që nga koha e anulimit të armëpushimit më 5 gusht, ushtria siriane ka arritur të çlirojë me sukses 30 zona të provincës Idlib dhe Hamah.