Iraku ankohet pranë OKB kundër regjimit sionist
Gusht 31, 2019 18:00 Europe/Tirane
Zëdhënësi i aleancës Fat’h të Irakut njoftoi se qeveria irakiane do të ankohet pranë KS të OKB kundër regjimit sionist.
Ahmed Asadi zëdhënës i aleancës Fat’h të Irakut, deklaroi se hetimet e kryera nga qeveria e Irakut dëshmojnë për rolin e regjimit sionist në shpërthimet e ndodhura në bazat e grupit Hashd Shaabi në Irak. Nexhah Shameri ministër i mbrojtjes i Irakut lidhur me sulmin me dronë kundër bazave të Hashd Shaabit ka thënë se çdo sulm ndaj një grupi apo zone të Irakut konsiderohet sulm ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial dhe për këtë Iraku do të ndërmarrë të gjitha masat për të ruajtur sovranitetin dhe dinjitetin kombëtar të vendit.
Tags