Arabia Saudite sulmon burgun Maksuf në Jemen
Në një sulm të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite kundër burgut Maksuf në Jemen, më shumë se 100 persona janë vrarë dhe plagosur.
Jusef Hazeri, zëdhënës i ministrisë së shëndetësisë së Jemenit u ka kërkuar ndihmë organeve ndërkombëtare për të ndihmuar viktimat e këtij sulmi ajror të Arabisë Saudite kundër burgut Maksuf. Me dhjetëra të burgosur janë vrarë pas sulmit të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.