Lieberman: Netanjahu gënjen çdo ditë dhe çdo orë
Avigdor Lieberman, ish-ministri i luftës së regjimit sionist, ka sulmuar përsëri Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist, dhe ka thënë se Netanjahu gënjen çdo ditë dhe çdo orë dhe nuk e meriton të jetë kryeministër.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Avigdor Lieberman, lideri i krahut të djathë "Izraeli Shtëpia Jonë", në një intervistë me kanalin televiziv 12 të regjimit sionist, deklaroi se Netanjahu ndodhet në një gjendje pesimizmi të madh.
Në kohën kur nuk ka mbetur shumë kohë deri në organizimin e zgjedhjeve parlamentare të muajit shtator, Avigdor Lieberman ka thënë: "Netanjahu po strehohet vetëm te gënjeshtrat në çdo ditë dhe në çdo orë".
Lieberman shtoi: "Mundësitë për zhvillimin e një takimi me kryeministrin izraelit janë shumë të vogla, për arsye se Netanjahu është frikësuar dhe e di se ndodhet në gjendje kritike".