Vriten disa mercenarë sauditë në Xhizan
Njësiti i snajperëve të ushtrisë së Jemenit ka vrarë disa mercenarë sauditë.
Sipas një njoftimit të agjencisë Masira të lajmeve, sulmi i snajperëve jemenas u krye në zonën malore Davud pjesë e qyteti Xhizan në Arabinë Sauditë. Gjithashtu dje ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar bazat e mercenarëve sauditë në bazën Xhebel Lenar në rajonin Xhizan në jug të Arabisë Saudite. Ushtria e Jemenit në sulmin kundër mercenarëve sauditë në provincën Xhizan ka përdorur raketa të tipit Zelzal 1 dhe katjuska. Burime jemenase theksojnë se në këtë sulm janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe në njerëz. Forcat jemenase gjithashtu kanë sulmuar me raketa Zelzal-1 një bazë të sauditëve në rajonin Buab Hadid pjesë e provincës Asir në jug të Arabisë Saudite. Vlen të theksohet se Arabia Saudite e mbështetur nga Amerika dhe nga EBA ka nisur agresionin ushtarak kundër Jemenit që prej vitit 2015. Me gjithë sulmet e pandërprera kundër Jemenit, Arabia Saudite deri tani nuk ka arritur asnjë qëllim por veçse ka dëmtuar rëndë infrastrukturën, ka lënë të vrarë e të plagosur me mijëra njerëz dhe ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm.