Forcat ushtarake të regjimit sionist arrestojnë 18 palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar të paktën 18 palestinezë.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se forcat e regjimit sionist pasi kanë sulmuar palestinezët, i kanë keqtrajtuar ata në mënyrë të dhunshme.
Dëshmitarët okularë kanë thënë se palestinezët e arrestuar janë dërguar në një vend të paditur.
Forcat ushtarake të regjimit sionist edhe ditën e hënë kanë sulmuar disa shtëpi të palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe kanë arrestuar 22 palestinezë.
Forcat ushtarake të regjimit sionist në kuadër të politikave pushtuese, për çdo ditë sulmojnë rajone të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë me dhjetëra palestinezë.