Irak, surpriza ruse për Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90644-irak_surpriza_ruse_për_izraelin
Që nga shpërthimet e provokuara kundër objekteve ushtarake të forcave të armatosura Irakiane dhe më pas goditja me dronë që vrau një komandant të lartë të Rezistencës Irakiane në perëndim të provincës Al-Anbar, dy parametra kanë ndryshuar rrënjësisht në skenën irakiane: toleranca ndaj pranisë ushtarake amerikane në Irak dhe besimi në paktin e sigurisë të nënshkruar me Uashingtonin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 03, 2019 16:45 Europe/Tirane
  • Irak, surpriza ruse për Izraelin

Që nga shpërthimet e provokuara kundër objekteve ushtarake të forcave të armatosura Irakiane dhe më pas goditja me dronë që vrau një komandant të lartë të Rezistencës Irakiane në perëndim të provincës Al-Anbar, dy parametra kanë ndryshuar rrënjësisht në skenën irakiane: toleranca ndaj pranisë ushtarake amerikane në Irak dhe besimi në paktin e sigurisë të nënshkruar me Uashingtonin.

Qielli irakian është nën kontrollin e Amerikës dhe nëse dronët izraelitë kanë qenë në gjendje të depërtojnë nga Siria veriore e kontrolluar nga kurdët e SDF, kjo është për shkak se Amerika i ofron regjimit të Tel Avivit mbulesën ajrore të nevojshme për këto operacione të infiltrimit. Burime të informuara mirë brenda Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut konfirmojnë se si Amerika, e cila kontrollon bazën më të madhe ajrore të vendit, po vepron për të "verbuar" radarët irakianë të mbrojtjes ajrore kur e sheh të arsyeshme. Me pak fjalë, qielli irakian nuk mund të mbrohet derisa ushtria irakiane të mos ketë një mbrojtje ajrore "sovrane". Prandaj takimi i të hënës midis  zyrtarëve të lartë irakianë dhe rusë konsiderohet shumë i rëndësishëm. Në një takim në Moskë të hënën, 2 Shtator, Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare Ruse, Nikolai Patrushev dhe Këshilltari i Këshillit irakian i Sigurisë Kombëtare dhe komandanti i Hashd al-Shaabit, Faleh al-Fajad diskutuan forcimin e marrëdhënieve Irak-Rusi si dhe bashkëpunimi i tyre i sigurisë dhe lufta kundër terrorizmit. Por çështja e Mbrojtjes Ajrore mbizotëroi debatin. Kërkesa për pajisje dhe sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore ruse dhe iraniane është tani një kërkesë e përkrahur gjerësisht në Irak. Në këtë kuadër, Zëvendëskryetari i parë i Parlamentit të Irakut, Hasan Karim al-Kaabi, paralajmëroi se Këshilli i Përfaqësuesve nuk do të lejojë asnjë forcë të jashtme të sulmojë Irakun dhe të destabilizojë sigurinë dhe stabilitetin e tij, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes ajrore për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendit. Këshilli i Sigurisë Kombëtare të Irakut nga ana e tij ka aprovuar transferimin e të gjitha armëve dhe municioneve në vendet e sigurta jashtë qyteteve. Anëtarët e këshillit diskutuan gjithashtu mënyrat për të forcuar mbrojtjen ajrore të vendit në përputhje me rrethanat aktuale dhe ngjarjet e ardhshme. Sipas vëzhguesve politikë, Rusia së shpejti do të shohë Irakun të bëjë kërkesë për të blerë sistemin raketor S-400, që është një lajm i keq për një Amerikë që mban stoqe të sistemeve Patriot dhe elementë të tjerë të mbrojtjes ajrore në bazat e saj në Irak.