Një tjetër sulm me bombë trondit Alepon
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90649-një_tjetër_sulm_me_bombë_trondit_alepon
Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një motoçikletë për herë të dytë në rajonin Azez të Alepos në veri të Sirisë u plagosën 5 civilë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shtator 04, 2019 08:20 Europe/Tirane
  • Një tjetër sulm me bombë trondit Alepon

Si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një motoçikletë për herë të dytë në rajonin Azez të Alepos në veri të Sirisë u plagosën 5 civilë.

Një sulm i dytë me bombë brenda ditës ka ndodhur para xhamisë dhe jetimores përballë ndërtesës së ish-Këshillit në qendrën e rajonit Azez në territorin sirian i cili ndodhet përballë qytetit Kilis të Turqisë. Si pasojë e sulmit janë plagosur 5 civilë dhe janë dëmtuar disa biznese përreth. Në zonën e shpërthimit janë marrë masat e sigurisë dhe të plagosurit janë dërguar në spitalet në rajon. Njësitë e sigurisë janë të përqendruar në mundësinë se sulmi mund të jetë organizuar nga organizata terroriste YPG/PKK. Organizata terroriste YPG/PKK, me elementë të infiltruar nga rajoni Munbixh herë pas here organizon sulme me bomba kundër civilëve në qendrat e vendbanimeve. Rikujtohet se një bombë e vendosur në një motoçikletë shpërtheu në orët e drekës në qendrën e rajonit Azez ku si pasojë u vra një civil dhe u plagosën 11 të tjerë.