Grupet palestineze bëjnë thirrje për përballje me veprimet provokuese të Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90677-grupet_palestineze_bëjnë_thirrje_për_përballje_me_veprimet_provokuese_të_netanjahut
Pas vendimit të kryeministrit të regjimit sionist për të vizituar qytetin Khalil në BPLJ, grupet palestineze kanë bërë thirrje që të mblidhen dhe të përballen me veprimet provokuese të kryeministrit Beniamin Netanjahu.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 05, 2019 04:33 Europe/Tirane
  • Grupet palestineze bëjnë thirrje për përballje me veprimet provokuese të Netanjahut

Pas vendimit të kryeministrit të regjimit sionist për të vizituar qytetin Khalil në BPLJ, grupet palestineze kanë bërë thirrje që të mblidhen dhe të përballen me veprimet provokuese të kryeministrit Beniamin Netanjahu.

Khaled Batesh, një prej anëtarëve të zyrës së Xhihadit Islamik palestinez, dje theksoi domosdoshmërinë e përballjes me veprimet e Netanjahut dhe prej banorëve të Khalilit dhe BPLJ, kërkoi që të mblidhen dhe përballen me shkeljen e simboleve islamike nga ana e regjimit sionist. Talal Budharifa, një tjetër anëtar i zyrës politike të Frontit Demokratik për Çlirimin e Palestinës, pasi theksoi përballjen me Netanjahun tha: Përpjekja e Netanjahut për të vizituar qytetin Khalil është përpjekje për të legjitimuar sulmet ndaj mauzoleut Ibrahim dhe për të legjitimuar kolonitë sioniste. Fronti i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas me anë të një deklarate nga banorët e Khalilit ka kërkuar të ngrihen për tu përballur me veprimet provokuese dhe nxitëse të Netanjahut. Në kohën kur forcat ushtarake të regjimit sionist kanë marrë masat për të ruajtur sigurinë në prag të vizitës së Netanjahut në Khalil, një numër i madh autobusësh me kolonë sionistë janë futur në këtë rajon. Reuven Rivlin, presidenti i regjimit sionist i mbështetur nga forcat ushtarake sioniste ka përdhosur mauzoleun e Ibrahimit në qytetin Khalil.