Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah paralajmëron EBA
Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Ansarullah të Jemenit deklaroi se vazhdimi i agresionit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe pjesëmarrja e këtij shteti në luftën kundër Jemenit, do të jetë shumë e rrezikshme për këtë shtet dhe Abu Dhabi duhet të pranojë përgjegjësinë e veprimeve të veta.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdulmalek Al-Huthi në fjalën e tij ka sugjeruar Emiratet e Bashkuara Arabe që të jenë të sinqertë në çështjen e tërheqjes nga Jemeni, për arsye se situata në Abu Dhabi sidomos në sektorin ekonomik nuk është fare e mirë.
Vlen të theksohet se Emiratet e Bashkuara Arabe është një prej anëtarëve kryesor të koalicionit agresor saudit kundër Jemenit i cili deri më tani ka kryer krime të panumërta kundër popullit të Jemenit.