Hashd Sha’bi i Irakut krijon forcë ajrore
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90688-hashd_sha’bi_i_irakut_krijon_forcë_ajrore
Organizata e Forcave Vullnetare Popullore të Irakut “Hashd Sha’bi” ka njoftuar për krijimin e forcës ajrore për herë të parë.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 05, 2019 11:41 Europe/Tirane
  • Hashd Sha’bi i Irakut krijon forcë ajrore

Organizata e Forcave Vullnetare Popullore të Irakut “Hashd Sha’bi” ka njoftuar për krijimin e forcës ajrore për herë të parë.  

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abu Mahdi Al-Muhendis, zv/shefi i Hashd Sha’bi, në një urdhëresë ekzekutive, ka deklaruar formimin e forcës ajrore të kësaj organizate dhe e ka caktuar Salahudin Hantush si përgjegjës për këto forca.

Al-Muhandis ka thënë: “Formimi i forcës ajrore të Hashd Sha’bi bëhet në kuadër të zbatimit të urdhëresës së komandës së përgjithshme të forcave të armatosura të Irakut (kryeministrisë) që është lëshuar në vitin 2014”.

Vendimi i ri i forcave vullnetare të Hashd Sha’bi vjen në kohën kur si pasojë e sulmeve ajrore të javëve të fundit ndaj qendrave dhe depove të municionit të këtyre forcave zyrtare ushtarake të Irakut për të cilat është akuzuar regjimi sionist në bashkëpunim me Amerikën, janë shtuar kërkesat në Irak për forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore për t’u përballur me sulmet e ngjashme ajrore.