Hamasi paralajmëron fundosjen e përhershme të Akordit të Shekullit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90697-hamasi_paralajmëron_fundosjen_e_përhershme_të_akordit_të_shekullit
Hezam Kasem zëdhënës i Hamasit duke reaguar ndaj dorëheqjes së Jason Greenblatt, i dërguari special i Amerikës për Azinë Perëndimore deklaroi se plani Akordi i Shekullit është fundosur një herë e përgjithmonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 06, 2019 05:05 Europe/Tirane
  • Hamasi paralajmëron fundosjen e përhershme të Akordit të Shekullit

Hezam Kasem zëdhënës i Hamasit duke reaguar ndaj dorëheqjes së Jason Greenblatt, i dërguari special i Amerikës për Azinë Perëndimore deklaroi se plani Akordi i Shekullit është fundosur një herë e përgjithmonë.

Lëvizja Fat’h gjithashtu ka reaguar ndaj dorëheqjes së Greenblatt dhe atë e ka cilësuar pasqyrim të dështimit të politikave të shtëpisë së Bardhë. Dorëheqja e Greenblatt konsiderohet humbje dhe goditje e rëndë për kryeministrin e regjimit sionist Beniamin Netanjahu. Plani Akordi i Shekullit është një plan i ri i propozuar nga qeveria amerikane, i cili u heq të gjitha të drejtat kombit palestinez. Ky plan është hartuar në bashkëpunim me disa vende arabe të rajonit mes tyre Arabia Saudite dhe EBA. Sipas plani Akordi i Shekullit, qyteti Kodsi i shenjtë i jepet regjimit sionist, të shpërngulurit palestinezë nuk kanë të drejtë të kthehen në atdheun e tyre ndërkohë që palestinezëve u mbeten vetëm disa pjesë të rajonit BPLJ dhe rripit të Gazës. Në kuadër të planit Akordi i Shekullit, Donald Trump president i Amerikës më 6 dhjetor 2017 Kodsin e pushtuar e njohu si kryeqytet të regjimit sionist dhe mori vendim për transferimin e ambasadës amerikane në këtë qytet. Transferimi i ambasadës u krye më 14 maj 2018.