Vriten disa mercenarë saudit në jug të Arabisë Saudite
Në operacionet e njësisë së dronëve të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit që janë kryer në jug të Arabisë Saudite, janë vrarë disa mercenarë sauditë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Jahja Sari’a, zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit, ditën e premte deklaroi se njësia e dronëve të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit ka sulmuar qendrën ushtarake Khamis Mashit në jug të Arabisë Saudite ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur me dhjetëra mercenarë sauditë.
Sipas zëdhënësit të forcave të armatosura të Jemenit, sulmet ajrore të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kundër agresorëve sauditë janë kryer si përgjigje ndaj vazhdimit të agresioneve të koalicionit sauditë kundër Jemenit.
Ndërkohë ushtria dhe rezistenca popullore e Jemenit ka njoftuar për spastrimin e disa bazave të mercenarëve të varur nga Mansur hadi, presidenti në dorëheqje i Jemenit, në provincën Al-Xhuf në veri të Jemenit.