Forcat okupatore izraelite vrasin dy adoleshentë palestinezë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90717-forcat_okupatore_izraelite_vrasin_dy_adoleshentë_palestinezë
Të paktën dy adoleshentë palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite gjatë protestave kundër okupimit të territoreve palestineze në Rripin e Gazës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 06, 2019 17:24 Europe/Tirane
  • Forcat okupatore izraelite vrasin dy adoleshentë palestinezë

Të paktën dy adoleshentë palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur nga forcat izraelite gjatë protestave kundër okupimit të territoreve palestineze në Rripin e Gazës.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se një djalë 17-vjeçar i identifikuar si Ali Sami Ali-Ashkar u vra të premten në pjesën veriore të Gazës. Sipas raportit, një djalë tjetër, 14 vjeç, u vra në lindje të qytetit të Gazës, por identiteti i tij nuk u bë i njohur. Ashraf al-Kedra, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, shtoi se forcat izraelite plagosën 76 palestinezë të tjerë, duke përmendur se 46 prej tyre u plagosën nga municione luftarake. Palestinezët kanë mbajtur protesta javore në Gaza që nga viti i kaluar për të protestuar rrethimin e Gazës dhe theksojnë të drejtën e kthimit të palestinezëve që janë shpërngulur nga agresioni izraelit që nga viti 1948. Të paktën 307 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite qysh prej fillimit të mitingjeve të protestës kundër okupimit në Rripin e Gazës më 30 Mars 2018. Mbi 18,000 Palestinezë gjithashtu kanë pësuar lëndime.