Hamas e mirëpret vendimin e Gjykatës Evropiane
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka mirëpritur vendimin e një gjykate evropiane për heqjen e emrit të Hamas-it dhe Brigadave Al-Kasam që përbëjnë degën ushtarake të kësaj lëvizje, nga e ashtuquajtura lista e organizatave terroriste.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hazem Kasem, zëdhënësi i Hamas-it, ditën e premte e ka vlerësuar si një hap pozitiv këtë vendim dhe është shprehur optimist se emri i Hamas do të hiqet nga të gjitha listat e padrejta të akuzave.
Hazem Kasem shtoi: "Rezistenca përball pushtuesit të Palestinës është veprim i ligjshëm dhe në përputhje me konventat dhe ligjet ndërkombëtare".
Zëdhënësi i Hamas-it gjithashtu ka thënë: "Vendosja e emrit të kësaj lëvizje ose e çfarëdo grupi tjetër të rezistencës së Palestinës në listën e grupeve terroriste, është një veprim plotësisht i padrejtë dhe i pabarabartë për luftën e ligjshme të popullit të Palestinës kundër pushtimit".
Khalid Al-Shuli, avokat i Hamas-it, ditën e premte ka deklaruar: "Gjykata e Bashkimit Evropian me seli në Luksemburg ka lëshuar verdiktin për heqjen e lëvizjes Hamas dhe Brigadave Al-Kasam nga lista botërore e organizatave terroriste.