Hamas e mirëpret vendimin e Gjykatës Evropiane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90743-hamas_e_mirëpret_vendimin_e_gjykatës_evropiane
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka mirëpritur vendimin e një gjykate evropiane për heqjen e emrit të Hamas-it dhe Brigadave Al-Kasam që përbëjnë degën ushtarake të kësaj lëvizje, nga e ashtuquajtura lista e organizatave terroriste.   
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 07, 2019 09:56 Europe/Tirane
  • Hamas e mirëpret vendimin e Gjykatës Evropiane

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) ka mirëpritur vendimin e një gjykate evropiane për heqjen e emrit të Hamas-it dhe Brigadave Al-Kasam që përbëjnë degën ushtarake të kësaj lëvizje, nga e ashtuquajtura lista e organizatave terroriste.   

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Hazem Kasem, zëdhënësi i Hamas-it, ditën e premte e ka vlerësuar si një hap pozitiv këtë vendim dhe është shprehur optimist se emri i Hamas do të hiqet nga të gjitha listat e padrejta të akuzave.

Hazem Kasem shtoi: "Rezistenca përball pushtuesit të Palestinës është veprim i ligjshëm dhe në përputhje me konventat dhe ligjet ndërkombëtare".

Zëdhënësi i Hamas-it gjithashtu ka thënë: "Vendosja e emrit të kësaj lëvizje ose e çfarëdo grupi tjetër të rezistencës së Palestinës në listën e grupeve terroriste, është një veprim plotësisht i padrejtë dhe i pabarabartë për luftën e ligjshme të popullit të Palestinës kundër pushtimit".

Khalid Al-Shuli, avokat i Hamas-it, ditën e premte ka deklaruar: "Gjykata e Bashkimit Evropian me seli në Luksemburg ka lëshuar verdiktin për heqjen e lëvizjes Hamas dhe Brigadave Al-Kasam nga lista botërore e organizatave terroriste.