Pse vetëvriten ushtarët izraelitë?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90802-pse_vetëvriten_ushtarët_izraelitë
Shkalla e vetëvrasjeve është rritur në mesin e ushtrisë izraelite pas përkeqësimit të problemeve psikologjike që pësojnë një numër i madh i ushtarëve.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 09, 2019 08:24 Europe/Tirane
  • Pse vetëvriten ushtarët izraelitë?

Shkalla e vetëvrasjeve është rritur në mesin e ushtrisë izraelite pas përkeqësimit të problemeve psikologjike që pësojnë një numër i madh i ushtarëve.

Në fillim, komandantët e ushtrisë izraelite u përpoqën të fshehin realitetin e shkallës së lartë të vetëvrasjeve midis ushtarëve, por numri i rasteve të vetëvrasjeve u bë aq i madh, sa që nuk mund të mbyllnin më sytë përballë realitetit. 237  ushtarë izraelitë janë vetëvrarë në dhjetë vitet e fundit, një numër që tejkalon numrin e ushtarëve të vrarë në konfliktet ushtarake. Qarqet e pavarura vlerësojnë se numri i vërtetë është shumë më i lartë. Numri i vetëvrasjeve në radhët e ushtrisë izraelite është ndër informacionet e klasifikuara, marrja e të cilave nuk është e lehtë. Sidoqoftë, ushtria izraelite është detyruar të njohë një rritje të madhe të numrit të vetëvrasjeve gjatë vitit 2016. E përditshmja izraelite Maariv u referohet njoftimeve të ushtrisë për të konkluduar se shumica e ushtarëve që kryen vetëvrasje ishin gra. Për më tepër, gjithnjë e më shumë ushtarë izraelitë vuajnë nga sëmundje psikologjike. Sipas gazetës Haaretz, 47,000 seanca psikoterapie u mbajtën në vitin 2017 për ushtarët dhe oficerët izraelitë, krahasuar me 2.500 seanca nëvitin 2013. Për më tepër, 6.711 ankesa u ngritën në vitin 2014 kundër oficerëve të ushtrisë izraelite duke i akuzuar ata për keqtrajtim të vartësve të tyre. Sipas një raporti të transmetuar nga kanali 12 televiziv izraelit, fryma e dështimit po fiton gjithnjë e më shumë terren tek ushtarët izraelitë. "Hasan Nasrallah është i vetëdijshëm për zhvillimet në shoqërinë izraelite dhe merr vendime në përputhje me realitetet aktuale. Ai e di se të rinjtë izraelitët duan vetëm të shijojnë jetën dhe injorojnë realizimin e ëndrrës së quajtur "Izraeli i Madh", tha Jusef Shabira, një zyrtar izraelit.