S 400 në Irak? Uashingtoni përfshihet nga paniku
Për herë të parë që kur SHBA lejuan Izraelin të godiste bazat e Hashd al-Shaabit, depot e tyre të armëve ose më keq, konvojet e tyre ushtarake, edhe sunitët janë sulmuar.
Të martën, më 10 shtator, shpërthime ndodhën në perëndim të provincës Al-Anbar menjëherë pasi kamionë të ngarkuar me armë dhe municione shkarkuan ngarkesat e tyre në një bazë që i përket Hashd al-Ashaeri (përbërësi fisnor dhe sunit i Rezistencës Irakiane), në kulmin e operacioneve anti-ISIS në këtë krahinë. Më pas, një sulm i ri me dronë, është kryer nga qielli jordanez dhe nën mbikëqyrjen e rreptë të forcave amerikane me qendër në al-Tanf në Deir ez-Zor të Sirisë. Vallë, në luftën e tyre të pamëshirshme kundër boshtit të Rezistencës, SHBA dhe Izraeli e cilësojnë Hashd al-Shaabit si hallkën më të dobë të këtij aksi? I ashtuquajturi pakti i sigurisë i nënshkruar nga Bagdadi me Uashingtonin e vë qiellin irakian nën kontrollin e plotë amerikan, çka u ka lejuar Shteteve të Bashkuara të "paralizojnë" mbrojtjen ajrore të Irakut të përbërë kryesisht nga bateritë Patriot. Kjo pikë tani po diskutohet gjerësisht në Irak, ku fraksionet politike po kërkojnë mbrojtje të modelit rus ose iranian të hapësirës ajrore të vendit. Uashingtoni është përfshirë nga paniku. Karim Alawi, një anëtar i Komitetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Irakian, ka raportuar një presion të ri amerikan mbi Bagdadin për ta penguar atë të pajiset me sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400. Sipas deputetit, "shteti irakian ka çdo të drejtë të diversifikojë arsenalin në dispozicion të forcave të tij të armatosura". Por ambasada amerikane në Bagdad nuk dëgjon nga ky vesh: "Ambasada e SHBA po bën presion të madh mbi qeverinë irakiane për të bllokuar çdo përpjekje që synon t'i japë fund karakterit amerikan të arsenalin ushtarak të vendit. SHBA do të bëjë gjithçka për të parandaluar Irakun që të blejë sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400 ". Komiteti Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje ka rekomanduar që Kryeministri dhe Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë irakiane Adel Abdel-Mahdi ta pajisë vendin me sistemin rus të mbrojtjes ajrore S-400 në mënyrë që të ruajnë sovranitetin e vendit. Një delegacion irakian i kryesuar nga numri 2 i qeverisë ka vizituar kohët e fundit Moskën për ta diskutuar këtë çështje. Për amerikanët që po shohin nga afër dhe me shqetësim këto zhvillime, vizita e paralajmëruar në tetor nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në Bagdad nuk duket të jetë një ogur i mirë. Sipas vëzhguesve politikë, vrulli në marrëdhëniet midis Irakut dhe Rusisë nuk ka të ngjarë të ngadalësohet ndërkohë që politika e SHBA-së synon të ringjallë ISIS-in në Irak dhe kështu të justifikojë mbajtjen e pranisë së ushtarake amerikane në këtë vend. Tre ditë më parë, një deklaratë nga komanda e Hashd al-Shaabit sugjeronte që kjo forcë së shpejti do të pajiset me një departament të mbrojtjes ajrore. Në rast se SHBA bllokon blerjen nga Iraku të baterive të raketave ruse S-300 ose S-400, ekziston një mundësi tjetër për irakianët: bateritë iraniane Bavar 373. Dhe padyshim Teherani nuk do të hezitojë t'ia japë fqinjit dhe mikut të tij këtë sistem supermodern.