Shpërthim terroristë në Afganistan
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i90884-shpërthim_terroristë_në_afganistan
Të paktën katër anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë, në një sulm vetëvrasës në portën e përparme të një baze ushtarake në periferi të Kabulit, ka njoftuar një zyrtar afgan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shtator 12, 2019 08:26 Europe/Tirane
  • Shpërthim terroristë në Afganistan

Të paktën katër anëtarë të forcave të sigurisë afgane janë vrarë, në një sulm vetëvrasës në portën e përparme të një baze ushtarake në periferi të Kabulit, ka njoftuar një zyrtar afgan.

Përgjegjëisnë për sulmin e mori grupi militant i talibanëve.

Të paktën tre persona të tjerë u plagosën, në sulmin që shënjestroi një bazë të forcave speciale afgane, tha zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, Rohullah Ahmadzai.

Një gazetar i televizionit lokal ToloNews tha se një numër i personave të armatosur sulmuan bazën dhe se luftimet po vazhdonin.

Sidoqoftë, Ahmadzai mohoi se kanë ndodhur përleshje të armatosura pas shpërthimit.

Ky incident ndodh një javë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i shpalli “të vdekura” bisedimet mes SHBA-së dhe talibanëve që kishin për synim t'i japin fund luftës 18-vjeçare në Afganistan.